Xuxi dhe Sara kanë vijuar diskutimin mbi bukurinë e femrave dhe ndërhyrjet estetike.
Xuxi u shpreh se sipas tij një femër natyrale është shumë më e bukur sesa një femër ‘e mbushur’, transmeton Klankosova.tv.
“Për mua një femër natyrale është më e bukur sesa një femër e mbushur. Ti a mendon se me plastikë dhe e mbushur bëhet më e bukur?”, u shpreh Xuxi.
Sara, mes tjerash, këmbëngulte se secila femër është e bukur në mënyrën e vetë dhe secila duhet të bëjë gjërat që ka qejf.
“Unë mendoj që secili prej nesh ka qejfin e vetë, nëse dikush ka qejf të bëjë ato gjëra dhe ndihet mirë ashtu është në rregull”, u shpreh Sara teksa Xuxi i tha ‘ama unë nuk mundem me pa atë të bukur pastaj’.
Për të kuptuar më shumë nga diskutimi i dyshës, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=5U9_aMdt_co
Për t’i ndjekur kanalet që e transmetojnë çdo detaj brenda BIG BROTHER VIP, përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë nga data 21 dhjetor 2024.
Poashtu shijoni programet edhe të mbi 315 kanaleve të tjera televizive, përfshirë ato të DigitAlb, derisa në shërbim do t’i keni edhe kanalet që transmetojnë ligat kryesore sportive, vendore dhe ndërkombëtare.
Njëkohësisht përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.
Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.