Një fermer palestinez po mbillte një pemë të re ulliri kur lopata e tij goditi një objekt të fortë.
Ai thirri djalin e tij dhe për tre muaj, çifti gërmoi ngadalë një mozaik të zbukuruar të epokës bizantine që ekspertët thonë se është një nga thesaret më të mëdha arkeologjike të gjetura ndonjëherë në Gaza.
Zbulimi ka shkaktuar entuziazëm mes arkeologëve dhe udhëheqësit e Hamasit po planifikojnë të bëjnë një njoftim të madh në ditët në vijim.
Mozaiku u zbulua vetëm një kilometër nga kufiri izraelit. Gjëja e zbuluar është një dysheme, e cila është e ruajtur mirë dhe ngjyrat e saj janë të ndezura, shkruan Abcnews.go, transmeton Klankosova.tv.

"Këto janë dyshemetë më të bukura të mozaikut të zbuluara në Gaza, si për sa i përket cilësisë së paraqitjes grafike ashtu edhe kompleksitetit të gjeometrisë. Kurrë nuk janë zbuluar dyshemetë me mozaik të kësaj finese, kjo saktësi në grafikë dhe pasuri e ngjyrave në Rripin e Gazës”, tha Rene Elter, një arkeolog nga Shkolla Biblike dhe Arkeologjike Franceze e Jerusalemit.
Elter thotë se mozaiku daton në një kohë midis shekujve 5 dhe 7, por u shpreh se duhet të kryhet një gërmim i duhur për të përcaktuar se kur është ndërtuar saktësisht dhe se a ishte pjesë e një kompleksi fetar apo laik.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.