Një grua është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Grabanicë të Klinës.
Sipas policissë, viktima është gjetur në afërsi të urës së lumit Bistrica, njofton Klankosova.tv.
Në lidhje me këtë rast, nuk dihen shumë informacione e as viktima nuk është identifikuar ende.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë me njësitet relevante, prokurori, si dhe ekipi mjekësor.
Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë” derisa hetimet kanë nisur.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.