Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar “Dardanët” pas fitores ndaj Sllovakisë.
Përmes një postimi, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes së radhës.
“Tani ëndrra jonë duhet të bëhet realitet edhe në Prishtinë. Të martën, në ‘Fadil Vokrri’, të gjithë bashkë për hapin e madh drejt Botërorit. Urime dhe forca, Kosovë!”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.