Të premten së pari në Kosovë e pastaj në Serbi,zbarkojnë për vizitë pesë top-diplomatë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky grup përbëhet nga emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Jens Plotner këshilltar për politikë të jashtme i kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Emmanuel Bonne, këshilltar po për diplomaci i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, si dhe Franco Talo, këshilltar për diplomaci i kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.
Tema kryesore e bisedimeve të delegacionit të madh ndërkombëtar ,në Prishtinë e Beograd do jetë Plan-Propozimi i Bashkimit Evropian, për marrëveshje bazë mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas vizitës së zyrtarit special në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) Derek Chollet, që e pati në të dy shtetet, pesëshja që vije të premten llogaritet si një nga zbarkimet më të mëdha diplomatike euro-amerikane në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë viti i kaluar ka shënuar ardhje rekorde të emisarëve ku më së shumti vizita bënë i dërguari evropian, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan, Gabriel Escobar.
Disa nga vizitat si në Kosovë ashtu dhe Serbi, dyshja diplomatike gjatë 2022-ës i bëri së bashku.
https://www.youtube.com/watch?v=Jb3EA3lqaPY
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.