Lajmet e fundit

Në raportin 24-orësh, Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë.
Sipas Policisë, në incident ishin të përfshirë katër persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, transmeton Klankosova.tv
Më pas, njëri nga të dyshuarit ka goditur me veturë një të dyshuar tjetër dhe dy persona të tjerë, dëshmitarët meshkuj kosovar.
Të lënduarit, një i dyshuar dhe dy dëshmitarë, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
I dyshuari është hospitalizuar, ndërsa dëshmitarët, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar.I arrestuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Klankosova.tv ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes:
https://klankosova.tv/vetura-godet-disa-persona-ne-prishtine-pas-incidentit-me-arme-kujdes-pamje-te-renda-122/ https://klankosova.tv/te-shtena-ne-vranjevc-lendohen-tre-persona1/