Një person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot mes trenit dhe një veture te “Përroi i Njelmët” në Prishtinë.
Klankosova.tv ka raportuar menjëherë për aksidentin në fjalë, duke siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Për Klankosova.tv, Enis Pllana, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka theksuar se informatën e kanë pranuar rreth orës 16:00.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.
Ai shtoi se me rastin po merret Trafiku Rajonal i Prishtinës.
Një aksident i ngjashëm ka ndodhur sot edhe në fshatin Baincë të Lipjanit, ku një tren ka goditur një veturë tjetër./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/aksident-mes-trenit-dhe-vetures-ne-baince-te-drenasit4/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.