Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore nga aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mejë të Gjakovës.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Sheremet Elezaj.
Ai bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:40 në rrugën Gjakovë – Ponoshec.
“Përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, njofton ndër të tjerash Elezaj. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/aksident-te-varrezat-e-mejes-ne-gjakove-policia-ne-vendngjarje/?fbclid=IwY2xjawLoLzVleHRuA2FlbQIxMQABHsbTf-jKMHKacKEcMWq5lRo8-uGvRCQAmrUJh3UMTOOARrrKaoxjiVU5rifJ_aem_ZoSQEg03v5cY5X7Vsp1AqQ
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.