Gazetarja nga Tetova, Liridona Vejseli ka thënë se për rastin e vdekjes së 25-vjeçares nga Gjakova, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, është lëshuar urdhërarrest ndaj disa personave.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo ka deklaruar se një person ishte arrestuar për rastin dhe për problemet që, sipas dëshmitarëve okularë, thuhet se i kishte pasur vazhdimisht e ndjera.
“Dje ka pasur një arrestim të një personi, por rezulton se nuk ka qenë direkt i përfshirë. Është lëshuar urdhërarrest për disa persona me të cilët ajo ka pasur komunikim, derisa të identifikohet cili person e ka shtyrë atë deri në këtë gjendje,” ka thënë Vejseli.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo ka deklaruar se dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes i kishin thënë asaj se vazhdimisht e ndjera kishte pasur probleme dhe se kishin dëgjuar britma nga banesa e saj. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=pdpyNxcwdGo&t=302s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.