Një miliard njerëz mund të infektohen me koronavirusin në të gjithë botën nëse vendet që janë më të prekura nuk u jepet ndihmë urgjente, ka paralajmëruar një grup ndihmës.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) tha se ndihma financiare dhe humanitare ishin të nevojshme për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes globale të virusit, njofton Klan Kosova.
Ajo tha se "vendeve të brishta" si Afganistani dhe Siria kishin nevojë për "financim urgjent" për të shmangur një shpërthim të madh.
"Mbetet një fije shprese që ka ende kohë për t’u përgjigjur", paralajmëroi ajo, shkruan BBC.
Ka pasur më shumë se 3 milionë raste të konfirmuara me Covid-19 në të gjithë botën me më shumë se 200,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.
Raporti i IRC, i cili bazohet në modele dhe të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) dhe Imperial College London, vlerësohet se mund të ketë rreth 500 milionë dhe 1 miliard infeksione në nivel global.
Në raport gjithashtu thuhet që mund të ketë më shumë se 3 milionë vdekje nëpër dhjetëra vende të prekura nga konflikti dhe që janë të paqëndrueshme.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.