Nagip Krasniqi u përcoll në pranga për në veturën policore që e dërgoi në paraburgim për një muaj.
Me kërkesë të prokurorisë speciale, kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës iu caktua kjo masë të enjten nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Krasniqi dyshohet për tri vepra penale, "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar", "Ushtrimi i ndikimit" dhe "Konflikti i interesit", njofton Klan Kosova.
Në spikamë janë dy kontrata njëburimore. E para ka vlerë 3.5 milionëshe për ta riparuar kaldajën e bllokut A5, e për të cilën dyshohet se Krasniqi ushtroi ndikim te shefi i prokurimit Ymer Dragusha, për t'ia dhënë kompanisë Litwin.
Keqpërdorimet këtu i mohoi KEK-u me një komunikatë, duke thënë se nuk ka shpenzuar asnjë cent, pasi e ka shkëputur marrëveshjen.
"Kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve)", thuhet në komunikatën e KEK-ut.
Por, korporata s'reagoi për kontratën tjetër 60 mijë euroshe, për konsulencë ligjore, në të cilën dyshohet se pati konflikt interesi.
Klan Kosova mëson nga burime se në llupën e prokurorisë janë edhe disa kontrata tjera njëburimore, me kompani të huaja.
Një ditë më parë, policia për krime ekonomike bastisi zyrat qendrore të KEK-ut, teksa më pas arrestoi kryeshefin.
Për këtë zhvillim, veç seancës dëgjimore në gjyq, debat i ashpër u zhvilluar në Kuvend, mes opozitës dhe pushtetit që e ka emëruar Krasniqin në këtë pozitë në tetor të 2021-ës.
https://youtu.be/pbvGyIO6VVw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.