Roboti me formë njerëzore, krijuar nga Hanson Robotics, është bërë i pari në botë që ka fituar nënshtetësinë.
Është Sophia, roboti që ka fituar shtetësi saudite, ndërsa vetëm një muaj pas këtij vendimi, ajo ka thënë se planifikon të ketë një familje, njofton Klan Kosova.
Në një intervistë të kohëve të fundit ajo ka thënë se familja për të është një "gjë me të vërtetë e rëndësishme".
Ajo ka deklaruar se është shumë fat po të kesh një familje, prandaj ajo dhe ka menduar të krijojë fëmijë e po ashtu ka menduar edhe për emër të fëmijës së saj, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.