Një 'kuti' metalike misterioze, e cila nga uji doli në një plazh në Florida, mund të jetë një rezervuar i vjetër çakëll nga një anije, thanë zyrtarët atje.
Vizitorët në plazhin Playalinda thanë se vunë re objektin e madh dhe të ndryshkur.
"Duket si një kazan vaji i një lloji, daulle e madhe", tha dëshmitari Tom O'Shea për WKMG-TV, transmeton Klan Kosova.
Kristen Kneifl, menaxhere e burimeve për Canaveral National Seashore, deklaroi se zyrtarët nuk janë të sigurt se çka është objekti, por mund të ketë shërbyer dikur si rezervuar i çakëllit të anijes - një ndarje që mban ujë për të stabilizuar anijen.
"Ky është supozimi ynë më i mirë në këtë pikë", tha Kneifl.
Ai shtoi se zyrtarët përcaktuan që kutia 20 metra e gjatë është bosh, kështu që nuk paraqet rrezik për shëndetin e publikut dhe se janë ende duke punuar në një plan për ta hequr nga aty.
https://www.youtube.com/watch?v=eggGSp-C2Wc
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.