Në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar 62 pacientë.
58 prej tyre janë të sëmurë me Covid-19.
Sipas njoftimit 46 raste janë në gjendje stabile, 11 janë në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot do të lirohen nga klinika katër pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.