Një pako me kokoshka është kthyer në epiqendër të një përplasjeje politike mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në Tiranë, pas përfundimit të procesit të votimit.
Përfaqësuesi i PD-së, Belind Këlliçi, ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve në një ambient që ai e cilësoi si zyrë të padeklaruar të PS-së, transmeton klankosova.tv.
Sipas PD-së, në atë objekt po zhvillohej aktivitet i paligjshëm dhe aty ndodhej kandidati socialist Erion Braçe së bashku me ekipin e tij dhe mbështetës të tjerë të PS-së.
Gazetarja e Euronews raportoi se PD ka akuzuar se në zyrë po kryhej punë për llogari të fushatës në mënyrë të paligjshme.
Në reagimin e tij publik, Erion Braçe hodhi poshtë akuzat dhe ironizoi pretendimet e Këlliçit, duke thënë se i vetmi “dëshmi” që u gjet në vendin e ngjarjes ishte një kuti me kokoshka, për të cilën PD dyshonte se përmbante para.
“Kur u këqyr vendngjarja, u bënë fotografi... dhe u gjetën këto. Belindi pretendonte se kishte lekë këtu brenda,” u shpreh Braçe për mediat, duke treguar kutinë me kokoshka.
Ngjarja ka nxitur reagime të forta dhe ka thelluar tensionet politike në klimën e paszgjedhjeve në kryeqytetin shqiptar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.