Një person ka pësuar lëndime të lehta pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllaviqicë të Pejës, të premten në mbrëmje.
Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50.
“Në këtë aksident ishte e përfshirë vetëm një veturë e cila është rrokullisur dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Rugova. /Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/aksident-ne-rrugen-kline-peje-vetura-rrokulliset-dhe-del-nga-rruga6/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.