Një person ka pranuar tretman mjekësor sot si pasojë e zjarrit që ka shpërthyet në Pallatin e Rinisë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
Ai ka theksuar se zjarri është fikur në këto qaste dhe se situata është nën kontroll.
"Rreth orës 09:20, policia ka pranuar një informatë për një zjarr të dyshuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i urgjencës është njoftuar edhe KEDS".
"Sipas informatave të deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor. Janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga kompetentet, zjarri është fikur, në këto qaste situata është nën kontroll", ka thënë Hoxha.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.