Një person në Vushtrri ka raportuar në polici se gjatë natës ka dëgjuar një krismë dhe pastaj ka parë se vetura e tij ishte duke u djegur.
Policia ka njoftuar se në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një bidon me benzinë, përcjell Klankosova.tv.
“Është raportuar raportuar se gjatë natës ankuesi mashkull kosovar ka dëgjuar një krismë dhe pastaj ka parë se vetura e tij ishte duke u djegur. Lidhur me rastin në afërsi të vendit te ngjarjes është gjetur një bidon me lëndë djegëse-benzinë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.