Një peshk i racës “Pacific Football, që është një krijesë me pamje drithëruese të ngjashme me atë të paraqitur në filmin “Finding Nemo”, është gjetur në një plazh në Kaliforni.
Kjo specie e peshkut të egër disi e gjeti rrugën e saj nga thellësitë e oqeanit deri në brigjet e Newport Beach.
Dihet që jetojnë në ujëra të thella deri në 914 metra, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.
"Të shohësh një peshk të egër të paprekur është shumë e rrallë dhe është e panjohur se si ose pse peshku përfundoi në breg" tha
"Dhëmbët e tyre, si copa qelqi me majë, janë transparente dhe goja e tyre e madhe është e aftë të thithë dhe të gëlltisë gjahun me madhësinë e trupit të tyre", thanë ngParku Shtetëror Crystal Cove.
Megjithëse vetë peshku nuk është i rrallë, "është jashtëzakonisht e rrallë të shohësh një të tillë të paprekur përgjatë një plazhi" në jug të Kalifornisë.
Departamenti i Peshkut dhe Kafshëve të Egra të Kalifornisë ka marrë në zotërim këtë peshk.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.