Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv
Siç mëson Klankosova.tv, një zyrtar policor është i përfshirë në rast dhe bazuar në informacionet e para, i njëjti është i dyshuar.
Një gjë e tillë pritet të konfirmohet edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Policia e Kosovës tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me organet e rendit, megjithëse të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.
https://klankosova.tv/trazohet-prishtina-dyshohet-per-te-shtena-me-arme-zjarri-ne-vranjevc-111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.