Prokuroria ka nisur hetime ndaj disa zyrtarëve policorë për veprime të pakujdesshme që çuan në vdekjen e Agon Zejnullahut në Lipjan.
Sipas dosjes së Betimi për Drejtësi, në rast është përfshirë edhe polici Endrit Begiri, i cili ndodhej jashtë detyrës zyrtare, por ka ndërhyrë në situatë, transmeton klankosova.tv.
Zejnullahu, i raportuar si person që kryente veprime të pakontrolluara, fillimisht rrëzohet pranë veturës së policisë dhe më pas futet në një veturë tjetër, ku pas disa tentimeve del dhe përpiqet të shmanget nga zyrtarët.
Prokuroria e cilëson vdekjen si pasojë e pakujdesisë në bashkëkryerje, ndërsa prania dhe veprimet e Begirit si zyrtar jashtë detyrës janë pjesë e hetimeve.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.