Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, është duke zhvilluar një aksion kundër keqpërdorimit dhe korrupsionit.
Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se një prej të arrestuarve në këtë aksion është punëtor i Administratës Tatimore të Kosovës.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, por deri në këto momente nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.