Lajmet e fundit

Ky model përfaqëson një standard të ri në investimet imobiliare dhe një ndryshim real në mënyrën si mendohet për investimin. Në tregje në zhvillim si Shqipëria, ku potenciali për rritje të vlerës së pronës është i lartë, një investim që të gjeneron të ardhura që në fazën e ndërtimit krijon një kombinim të fortë mes sigurisë dhe fitimit.
I pozicionuar në bregdetin e Adriatikut, në zonën e Hamallaj, Next to Vala Mar Premium ndërthur elegancën, privatësinë dhe potencialin e lartë të investimit. Ai përfshin vila individuale dhe vila twin me pishina private, të dizajnuara për një jetesë komode dhe ekskluzive gjatë gjithë vitit. Është një komunitet i menduar për ata që kërkojnë standarde të larta jetese, hapësira të bollshme dhe një ambient të zgjedhur, pranë një marine moderne, hoteleve të brandeve ndërkombëtare, një hapësire të dedikuar për shërbimet dhe faciliteteve premium.
Disponueshmëria e vilave në këtë projekt në zonën e Hamallajt është e kufizuar si në numër ashtu edhe në kohë, çka e bën vendimmarrjen e shpejtë një avantazh të rëndësishëm për ata që duan të përfitojnë nga kjo mundësi. E vendosur në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë të turizmit bregdetar në Shqipëri, ku kërkesa është në rritje të vazhdueshme, kjo pronë fiton vlerë jo vetëm nga lokacioni strategjik, por edhe nga potenciali i saj i lartë për kthim investimi.
Qoftë si një vilë për pushime, një shtëpi për jetesë pranë detit apo një aset i zgjuar investimi bregdetar, projekti përfaqëson një alternativë premium dhe inovative në tregun imobiliar shqiptar. Ai i përgjigjet njëkohësisht nevojave të familjeve që kërkojnë një stil jetese cilësor buzë detit, si dhe investitorëve që synojnë të përfitojnë nga rritja e qëndrueshme e turizmit dhe kërkesës në këtë zonë.
