Mësuesja Samire Shyti i hapi dyert e shkollës “Aziz Sylejmani”, në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës.
Kjo përveç që mos t'i dëmtoj nxënësit, ka edhe një arsye tjetër që e solli në shkollë që nga 1 shtatori.
Sipas Shytit, pjesa veriore është pjesë e ndjeshme e vendit andaj ia ka me borxh nxënësve e prindërve që të mos e ndal kontributin e saj.
Bashkë me të mësim po mban edhe mësimdhënësi Fejzullah Jaha, i cili nuk deshi të flas e nuk lejojë as të xhirohet gjatë procesit mësimor.
Megjithatë nxënësit e tij e të tjerët u shprehen të lumtur që po mbajnë mësim.
10 nga 17 nxënësit që ka shkolla, po vijojnë mësimin pa humbje të orëve. Për këtë gëzimin nuk e fshehin as prindërit.
Mësimi në shkollën “Aziz Sylejmani” zhvillohet vetëm në ndërrimin e pasdites, 11 mësimdhënësit e paradites grevojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=u0SF2ocUN68
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.