Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar për ta shuar zjarrin, shkruan KlanKosova.tv.
Një person në cilësinë e të dyshuarit ka pësuar lëndime nga zjarri, teksa pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
"Gjakovë 28.03.2026-03:27. Raportohet se në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa një person në cilësinë e të dyshuarit mashkull kosovar është lënduar nga zjarri. I dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje"./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.