Kompania Space Entertainment Enterprise ka njoftuar për planet e ndërtimit të një studio filmike dhe televizive në hapësirë.
Kjo kompani, e cila po e bashkë-prodhon filmin e radhës hapësinor me protagonist Tom Cruise-n, po synon që ta lansojë këtë arenë dhe studio në dhjetor.
Ky modul i quajtur SEE-1 do të mundësojë realizimin e filmave, programeve televizive, muzikës dhe ngjarjeve sportive në një ambient me mikrogravitet dhe në orbitë të ulët.
“SEE-1 është një mundësi e jashtëzakonshme për njerëzimin që të kalojë në një tjetër dimension dh eta fillojë një kaptinë të ngazëllyeshme në hapësirë”, kanë thënë themeluesit e kësaj kompanie, Dmitry dhe Elena Lesnevsky.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.