Një vatër e re zjarri është shfaqur brenda Parkut Natyror të Gërmenjit, në afërsi të zonës së Shelegurit. Pamjet e siguruara tregojnë përhapjen e flakëve pranë bizneseve lokale, ndërsa zjarre të tjera janë raportuar edhe në zonën pranë piramidave kufitare 13 dhe 14, në kufi me Greqinë.
Sipas Euronews Albania, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të bashkisë Kolonjë, të shërbimit pyjor, ushtrisë dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura (ADZM), vatrat e zjarrit vijojnë të shfaqen herë pas here, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.
Policia e komisariatit të Ersekës ka shoqëruar disa persona që përdorin kullotat në zonë, ndërsa bashkia Kolonjë ka apeluar për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe ndëshkimin e autorëve të dyshuar, në përputhje me ligjin.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.