Sot është bërë një vit që nga vdekja e kantautorit, instrumentistit dhe krijuesit të instrumenteve muzikore, Shaqir Hotit.
E pikërisht në këtë ditë, për nder të tij do të bëhet promovimi i dokumentarit “Okarina e Runikut”, përcjell Klankosova.tv.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku thuhet se promovimi i këtij dokumentari do të bëhet në Kino Armata, duke filluar nga ora 16:00.
Shaqir Hoti me krijimin e tingujve muzikorë i argëtoi kosovarët për dekada me radhë.
Okarina, instrumenti i cili ishte e veçanta e tij iu la në varr ku njeriu i njohur si “Baca Shaqë”, pushon në Rogovë të Hasit në Gjakovë.
Instrumentisti vdiq moshën 85 vjeçare, pasi nuk arriti t’i mbijetojë luftës me virusin COVID-19.
https://www.youtube.com/watch?v=T9Kl6oVETtg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.