Për ata që ta lënë shtratin në dimër, talljet e “dembelëve” mund të jenë të gabuara. Hulumtimet e reja sugjerojnë se njerëzit mund të kenë nevojë për më shumë gjumë gjatë muajve të ftohtë.
Analiza e njerëzve që i nënshtrohen studimeve të gjumit zbuloi se njerëzit bëjnë më shumë gjumë REM (lëvizje të shpejtë të syve) në dimër.
Teksa koha totale e gjumit dukej të ishte rreth një orë më e gjatë në dimër sesa në verë, ky rezultat nuk u konsiderua statistikisht i rëndësishëm.
Megjithatë, gjumi REM – i njohur si i lidhur drejtpërdrejt me orën cirkadiane, e cila ndikohet nga ndryshimi i dritës – ishte 30 minuta më i gjatë në dimër sesa në verë.
Hulumtimi sugjeron se edhe në një popullsi urbane që përjeton gjumë të ndërprerë, njerëzit përjetojnë gjumë më të gjatë REM në dimër sesa në verë dhe më pak gjumë të thellë në vjeshtë.
Studiuesit thonë se nëse gjetjet e studimit mund të përsëriten te njerëzit me gjumë të shëndetshëm, kjo do të siguronte provat e para për nevojën për të përshtatur zakonet e gjumit sipas stinës – ndoshta duke shkuar për të fjetur më herët në muajt e errët dhe më të ftohtë.
Gjatë gjumit REM, aktiviteti i trurit rritet dhe njerëzit mund të ëndërrojnë. Gjumi normal fillon me tre faza të gjumit jo-REM në fillim, e ndjekur nga një periudhë e shkurtër e gjumit REM.
Ndërsa studiuesit pranojnë se rezultatet do të duhet të vërtetohen te njerëzit pa vështirësi gjumi, ndryshimet sezonale mund të jenë edhe më të mëdha në një popullatë të shëndetshme, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Në studim, një ekip shkencëtarësh rekrutoi 292 pacientë që i ishin nënshtruar studimeve të gjumit të quajtura polisomnografi. Këto kryhen rregullisht te pacientët që përjetojnë vështirësi të lidhura me gjumin. Atyre u kërkohet të flenë natyrshëm në një laborator të veçantë pa një orë alarmi dhe cilësia dhe lloji i gjumit mund të monitorohet si dhe kohëzgjatja e gjumit.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.