Policia në Prishtinë ka dhënë detaje rreth arrestimit të dy personave që u kapën në flagrancë duke vjedhur naftë.
Sipas policisë, të dyshuarit për veprën e cilësuar si “vjedhje të rëndë” janë: L.J., 26 vjeç dhe A.H., 28 vjeç, të dy shtetas të Kosovës.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka nisur veprime të mëtejshme hetimore për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes”.
“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është vendosur ndalimi i të dyshuarve për 48 orë, për të mundësuar hetime të mëtejshme dhe mbledhjen e provave”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2806343" align="alignnone" width="1170"]

Screenshot[/caption]
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.