Një artist i tatuazheve është i fiksuar pas ngjyrës në trup dhe është kthyer në një ‘njeri dreq’ me një seri procedurash dhe tatuazhesh.
Michel Faro do Prado, 44 vjeç, nga bregu i Praia Grande në Brazil, ka qenë një artist tatuazhesh për 25 vjet - dhe ai ka transformuar trupin e tij.
Ai tani ka ndarë një fotografi se si dukej para se të ndryshonte - dhe ai është me të vërtetë i panjohur. Përveç tatuazheve, 44 vjeçari ka prerë edhe gishtin e unazës në njërën nga duart. Ai poashtu ka hequr gjysmën e hundës dhe veshëve.

Ndër procedurat e tjera që Michel ka bërë janë katër brirë në secilën anë të kokës dhe implantime nën lëkurë në ballë, transmeton Klan Kosova.
I gjithë trupi i tij është i mbuluar me tatuazhe - përfshirë edhe bebet e syve - dhe gruaja e tij, e cila është e specializuar në modifikimet e trupit, e ka ndihmuar atë të arrijë pamjen e tij ndër vite.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.