Një bodybuilder në Rajonin Kurdistan të Irakut tërhoqi një autobus dykatësh në një distancë prej gati 50 metrash në përpjekje për të arritur rekordin botëror Guinness.
Majeed Yehya, 51 vjeçar, pronar palestre, e tërhoqi me litar autobusin e kuq i cili brenda kishte 15 pasagjerë.
Videoja dhe prova të tjera nga përpjekja për rekord janë dorëzuar në Guinness për njohje zyrtare.
Yehya tha se shpreson që gjyqtarët e Guinness të udhëtojnë te ai për të dëshmuar përpjekjen e tij të radhës për rekord: ngritjen e një aeroplani në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit.
https://www.youtube.com/watch?v=5gOXNnnnRR0
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.