Celino Villaneuva Jaramillo, llogaritet të jetë njeriu më i vjetër në botë.
Jaramillo besohet se lindi në vitin 1896 ndërsa tani ka 121 vjet, njofton Klan Kosova.
Për 22 vitet e fundit, ai ka jetuar me Marta Ramírezin, e cila e mori atë kur shtëpia e tij po digjej.
Ramirez, tani 99 vjeçare, pranoi se kurrë nuk priste që i pafuqishmi i dobët, i cili tani është i verbër, i shurdhër dhe nuk mund të ecë pa ndihmë, të vazhdojë të jetojë nën kulmin e saj dy dekada më vonë, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja pamjet e publikuara më poshtë:
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.