James Bondi i vërtetë kishte punuar në ish-agjensinë e itelegjencës ruse, KGB.
Daily Mail ka zbuluar se drejtuesit e spiunazhit të Kremlinit kishin 'Agent Bond'-in e tyre gjatë Luftës së Ftohtë.
Agjentit Bond, siç njihej zyrtarisht pas Perdes së Hekurt, iu dha detyra për të spiunuar dhe rekrutuar kundërshtërët e tyre të CIA-s.
Gjëra fantastike, të pabesueshme, por të vërteta kanë ndodhur në katër dekada, por detajet e kësaj historie të ngatërruar kanë mbetur konfidenciale.
Në qendër të gjithçkaje ishte një burrë i quajtur Vladimir Libiger, emri i koduar i të cilit ishte "Agent Bond", shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur në kopshtin e shtëpisë së tij në periferi të Pragës, 68-vjeçari Libiger konfirmoi rolin e tij, por i tha Mail se ai zbuloi vetëm se spiunët e kishin quajtur Bond pas rënies së komunizmit në vitin 1989.
"Ishte një surprizë. Më pëlqen të bëj shaka me familjen dhe fëmijët e mi se jam James Bond. Mendoj se më zgjodhën sepse isha një djalë i ri dhe aktiv. Por, në fakt, unë isha një Bond aksidental dhe aspak si njeriu në filma. Unë nuk qëllova askënd", u shpreh ai.
Libiger studioi për t'u bërë diplomat në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë, më pas në vitin 1982, sipas dosjeve derisa punonte në seksionin konsullor të Ambasadës Çeke në Algjeri, atij iu dha një rol i papritur spiunazhi.

Kjo do të përfshinte fjalëkalime sekrete, takime klandestine dhe histori të mbuluara.
Misioni i tij ishte të bindte homologun e tij amerikan, Eugene Skotzko, të tradhtonte ShBA-në dhe të bëhej një agjent i dyfishtë.
Libiger, një ish-anëtar i Bashkimit të Rinisë Socialiste, i cili ishte bashkuar me Partinë Komuniste të Çekosllovakisë në adoleshencën e tij të vonë, u tha se kishte pranuar me dëshirë bashkëpunimin dhe nënshkroi në maj 1982, duke u bërë zyrtarisht Agjent Bond dhe kishte për detyrë të fillonte një lojë inteligjente me CIA-n.

Trajtuesit e tij e kontaktuan atë duke përdorur 'kanale të fshehta' dhe fjalëkalime sekrete, duke përfshirë shprehje me kode.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.