Lajmet e fundit

Ndërsa disa linja ajrore kërkojnë që lepujt të vendosen nën sedilje në kafaz, të tjera i lejojnë kafshët të ulen me pronarët e tyre. Një nga destinacionet e preferuara të lepurit është Florida.
Deri më tani, përveç udhëtimit të tij fillestar nga Tajvani, Miffy ka udhëtuar nëpër ShBA, por Sammy shpreson që një ditë ata të mund të bëjnë turne në Evropë së bashku.
Përveç Floridës, ata vizituan Bostonin, Las Vegas, San Francisko, Oklahoma, Filadelfia, Karolinën Veriore dhe Jugore, Virxhinia Perëndimore, etj.
Si reagojnë njerëzit kur shohin një lepur udhëtar?
“Njerëzit mendojnë se është vërtet qesharake kur më shohin duke ecur me një lepur. Filluan të më pyesnin nëse Miffy ka një profil në Instagram”, thotë Sammy.
Ai nuk kishte një të tillë, kështu që pianistja vendosi t’i krijonte një të tillë. Nga këtu nisi dhe fama e lepurushit.
Këshilla për të udhëtuar me një kafshë shtëpiake
Lepujt janë veçanërisht të prekshëm nga udhëtimet pasi shëndeti i tyre mund të përkeqësohet lehtë.
Për këtë arsye, thotë Sammy, gjëja më e rëndësishme është të kontrolloni se ku është veterineri më i afërt. Ajo gjithashtu sugjeron të mos udhëtoni shumë larg në fillim dhe shton se sigurisht jo të gjithë lepujt janë të gatshëm të udhëtojnë shpesh.
Së fundi, ajo thekson rëndësinë e pushimit.
“Kur udhëtojmë me avion apo makinë, është e lodhshme edhe për njerëzit. Kështu që zakonisht e lija lepurin të pushonte një ditë para dhe pas udhëtimit”, përfundoi ajo.