27.07.2017 · përditësuar para 3257 dite1 min lexim
Daria Gubanova është vajza me flokët më të gjata që keni parë ndonjëherë!
Ajo është shndërruar në një Rapunzel, i jetës reale, pasi nuk preu flokët e saj për pothuajse 14 vjet, transmeton Klan Kosova.
Gjatësia e tanishme e flokëve të saj arrin shifrën prej 1.8 metra.
Flokët e saj përveç që janë të mahnitshme të gjata, ato janë dhe tejet të shëndetshme sa që i arrijnë deri tek kyçi i këmbës.
Daria filloi që t’i rrisë flokët në moshën 13-vjeçare, kur një shok vuri bast me të duke i thënë që nuk mund të rriste flokët mjaftueshëm sa për të bërë bishtaleca, transmeton Klan Kosova.
E vendosur për të arritur sfidën, ajo ndaloi së preri flokët e tani vajza ruse njihet si Rapunzel në kohë moderne.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.