Kapiteni i Real Madridit, Karim Benzema, i cili mbrëmë fitoi edhe Topin e Artë, tanimë e ka konfirmuar se është në lidhje me modelen amerikane Jordan Ozuna.
Ozuna, që ka punuar si kamariere e “Hooters” në Las Vegas, tani ka nënshkruar me disa agjenci modelimi me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Sulmuesi i Francës ka krijuar një reputacion për mbajtjen hermetike të jetës së tij private, por kësaj radhe jo gjithçka i shkoi siç ndoshta ka planifikuar futbollisti.
Dyshja, Benzema e Ozuna, tashmë janë ndër më të komentuarit dhe gjërat u konfirmuan akoma më tepër, kur 32-vjeçarja ishte e pranishme në “Theatre du Chatelet” të kryeqytetit francez ku u mbajt ceremonia e ndarjes së Topit të Artë.
Aludimi i parë kishte ardhur në fund të majit kur Benzema me Los Blancos ishte në finalen e Ligës së Kampionëve në Stade de France. Në Paris, në të njëjtën kohë, ishte edhe Ozuna, duke nxitur kështu spekulime se kishte shkuar për të mbështetur të dashurin e saj.
Kjo teori u bë edhe më e besueshme në fillim të gushtit kur Ozuna postoi imazhe në Instagram të çiftit duke u përqafuar.
Më pas doli edhe një fotografi e dytë që tregon një pjesë të një videotelefonate mes tyre, në të cilën ata qartazi po argëtoheshin së bashku.
Karim Benzema dhe Jordan Ozuna ndjekin njëri-tjetrin në mediat sociale, përfshirë Instagramin.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.