Pa diskutim që modeli i ri i Lamborghinit i quajtur Huracan Performante është aktualisht automobili më i shpejtë në botë.
Më 5 tetor 2016, shoferi testues Marco Mapelli shënoi rekord duke i përshkuar 20 kilometra në një rrugë rrethore për vetëm 6 minuta, 52 sekonda e 2 të qindtat.
Ky automobil do të prezantohet për herë të parë në javën e ardhshme, në Gjenevë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Kjo veturë mund të jetë e juaja për 285 mijë funte dhe vlen të thuhet se numri i veturave të këtij modeli është i limituar.
●●●
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.