Në Shqipëri ka arritur në nivele të larta kërkesa për akomodim në zonat turistike, veçanërisht në Jug të Shqipërisë, duke tejkaluar kapacitetet aktuale të strukturave hoteliere, për shkak edhe të hapjes së fundmi të aeroportit të ri në Vlorë.
Njohësja e turizmit, Blerina Ago, për emisionin Ora 7 në Klan Kosova deklaroi se Shqipëria ka performuar shumë mirë vitet e fundit, dhe se këtë e tregojnë të gjitha raportet e organizatave të ndryshme të turizmit ndërkombëtar.
“Shqipëria në tre vjetët e fundit është renditur në top 5-she, e raportimi i fundit i Organizatës Botërore të Turizmit e vë në vend të parë për rritje të fluksit të turistëve”.
“Kjo rritje na vë edhe para sfidave sa i përket cilësisë së shërbimit dhe mbajtjes së një stafi të kualifikuar”.
“Janë në rritje edhe investimet. Nga viti në vit kemi struktura të reja hotelerie, kemi bujtina e apartamente që i hapin qytetarët shqiptarë. Shqipëria dhe vija bregdetare është e gjatë, kështu që i ka të gjitha tipologjitë e zgjedhjes në bazë të dëshirave dhe interesave të turistëve”, deklaroi Ago.
Ajo shtoi se të gjithë shqiptarët po investojnë të ardhurat e tyre në turizëm, dhe se edhe qeveria shqiptare me politikat e veta “më në fund e konsideroi turizmin si sektor jetik për ekonominë e vendit dhe për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, kështu që aq sa po rritet numri i turistëve, aq po rriten dhe investimet paralelisht”.
https://www.youtube.com/watch?v=ySRe5drHruk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.