Nju Delhi po përballet sërish me një krizë të rëndë ndotjeje, ndërsa smogu i dimrit ka mbuluar qytetin dhe ka shtuar frikën se kryeqyteti indian po bëhet i pabanueshëm. Me maska në fytyrë dhe pankarta në duar, qindra qytetarë dolën në rrugë duke kërkuar veprim të menjëhershëm nga autoritetet.
Banorët ankohen se çdo vit përballen me të njëjtën situate, ajri bëhet i padepërtueshëm, spitalet mbushen me pacientë që vuajnë nga probleme të frymëmarrjes dhe premtimet e qeverisë vazhdojnë të mos japin rezultat.
Sipas aktivistëve dhe banorëve, një dekadë premtime për përmirësimin e cilësisë së ajrit nuk ka sjellë ndryshime të dukshme. India vazhdon të ketë disa nga nivelet më të larta të ndotjes në botë, dhe Nju Delhi renditet shpesh si qyteti me ajrin më të ndotur globalisht gjatë muajve të dimrit.
Gazetarë dhe analistë vendas, përfshirë Yashraj Sharma, theksojnë se situata ka arritur një pikë kritike dhe se presioni i shoqërisë civile mund të detyrojë autoritetet të marrin masa më të vendosura.
Ndërkohë, qytetarët e Nju Delhit shpresojnë që protestat e këtij viti të sjellin më në fund ndryshimin që e kërkojnë prej vitesh: të drejtën themelore për të marrë frymë ajër të pastër.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.