Kosova duhet ta ndjek shembullin e Izraelit, se si të zhvillohet ekonomikisht.
Kështu po vlerëson fituesit i çmimit më të madh në shkencë, nobelisti Dan Shechtman.
Sipas izraelitit që qëndroi katër ditë në Kosovë, ndreqjen e punëve brenda, nuk duhet ta pengojë as procesi i dialogut me Serbinë.
"Vendi im rrethohet nga armiq, që nga dita e parë. Nëse thua se fillimisht duhet të bëhemi miq me ta, e pastaj ta zhvillojmë vendin tonë, do të ishim më dobët se Kosova sot. Ne themi, kemi probleme me sigurinë, e lëmë atë në sistemin e mbrojtjes, s'ka asgjë të bëjë me sistemin arsimor, me prodhimin apo ekonominë, s'janë të lidhura. Çështje të ndara, politikanët flasin me serbët, por kjo s'duhet t'u ndalojë ta zhvilloni vendin", tha ai në një intervistë eksluzive për Klan Kosova.
Për ta arritur këtë, Shechtman sugjeron fokusim në ekonomi dhe arsim.
"Strategjia për të pasur sukses në të ardhmen, është t'i zhvillosh shkathtësitë njerëzore, dhe kjo do të thotë arsim shumë të mirë, që do të thotë edhe mësimdhënës shumë të mirë. Ekonomi e fortë do të thotë teknologjia, ndërmarrësia, indrustria e prodhimit të produkteve që mund t'i shesësh nëpër botë", shtoi ai.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, nobelisti pati takime me disa figura të arsimit dhe politikës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti. Por sipas tij, askush s'i kërkoi ndihmë konkrete.
"Disa zyrtarë shtetërorë ishin në ligjëratën time, por askush s'erdhi te unë për të më thënë "unë dua që të më ndihmosh ta bësh këtë apo atë", askush s'e bëri", tregoi profesori.
Nëse jo me kërkesa për ndihmë, Shechtman do të kthehet në Izral me nderin "Doctor Honoris Causa" të cilin ia ndau Universiteti i Prishtinës.Izraeliti e fitoi çmimin Nobel për Kimi, për punën e tij një zbulimin e kuazikristaleve.
https://www.youtube.com/watch?v=mc4VAIdwugw
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.