Fituesi i çmimit Nobel për kimi, Dan Shechtman, i cili po qëndron në Kosovë me ftesën e Universitetit të Prishtinës, ka vizituar të shtunën Prizrenin.
Izraelitit i la përshtypje pozitive komuna në të cilën e shëtiti kryetari i saj, Shaqir Totaj, raporton Klan Kosova.
Ai u shpreh se ka më tepër interes të dijë për njerëzit në Kosovë, njësoj si edhe për arsimin e shkencën.
Ndërkaq, për vendin që erdhi për herë të parë ka disa këshilla ndër të cilat është që politikat duhet të fokusohen në arsim, të zhvillohet mendimi kritik e të çrrënjoset korrupsioni. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe iOS
https://youtu.be/6o7WVCo1Z5w
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.