Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka publikuar albumin e tij më të ri të titulluar ICON.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka falënderuar grupin, producentët dhe mbi të gjitha fansat që tha se e kanë mbështetur për më shumë se dy dekada.
“Kam 6 muaj që ju lajmëroj për këtë album që do të jetë tepër i veçantë”, shkroi ai, duke shtuar se ICON është i mbushur me “melodi, energji dhe ndjenja që kanë buruar nga çdo gëzim apo hidhërim i kohëve të fundit”.
Noizy u ka bërë thirrje ndjekësve që të dëgjojnë dhe shpërndajnë albumin në Spotify, duke theksuar se kanë një “super shans të madh” për të hyrë në toplistat botërore.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.