Kompania ka lansuar celularin Nokia 105, i cili kushton vetëm 20 paund, që është edhe celulari më i lirë i kësaj kompanie. Me një karikim të vetëm, ajo mban më shumë se një muaj, saktësisht 35 ditë.
Në këtë celular mund të regjistroni mbi 2000 kontakte, ndërsa shquhet për cilësinë audio. Tani ju mund të flisni pa e pasur mendjen se bateria juaj mund të harxhohet.
“Celularët Nokia janë të njohur për jetëgjatësinë e baterisë. Me këtë celular të ri, me një karikim të vetëm mund të kaloni 35 ditë. Ky celular ofron vetëm shërbimet bazë, siç janë telefonatat dhe mesazhet”, thuhet në njoftimin e Nokia-s.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.