Xhudistja kosovare Nora Gjakova, që garoi me ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike por e humbi garën për shkak të një lëndimi, është lëshuar nga spitali pas operimit që ka pasur në gju.
Nga Spitali Amerikan në Kosovë, bëjnë me dije se gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë, dhe se tash e tutje karriera e saj si xhudiste, mund të vazhdojë me hapa shumë të sigurt.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.