Nora Gjakova është mposhtur nga xhudistja koreane, Mimi Huh në Xhudo Masters "Jerusalem 2022".
Si pasojë e kësaj, kampionia olimpike nuk arriti të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri -57 kg.
Në këtë garë, Nora Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në të dytin e mposhti me Ippon polaken, Julia Kowalczyk, ndërsa në çerekfinale humbi me Wazaari nga francezja, Sarah Leonie Cysique.
Ndryshe nga Gjakova, në Xhudo Masters "Jerusalem 2022", Distria Krasniqi rrëmbeu medalje të artë pasi e mposhti britaniken, Chelsie Giles.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.