Notari Ross Edgley, ka thyer rekordin botëror për notimin më të gjatë në det.
Edgley ka thyer rekordin më 14 gusht të këtij viti, pasi që kaloi 74 ditë në det, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Atleti 32 vjeçar ka arritur të bëhet i pari në botë që ka notuar 1.770 kilometra të udhëtimit të tij prej 3.218 kilometrash.
Notari ka thënë se dy pengesat më të mëdha që ai ka hasur deri më tani janë meduzat si notimi gjatë natës.
Edgley e theu rekordin e mëparshëm të vendosur nga francezi, Benoit Lecomte.
Në vitin 1988, Lecomte kishte notuar nëpër Atlantik për 73 ditë.
https://www.youtube.com/watch?v=9d6xCosXYek
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.