Alzain Tareq nga Bahraini ka bërë historinë këtë të premte kur u bë pjesëmarrësja më e re e një kampionati botëror në not.
Tareq ishte fantastike në disiplinën flutur në 50 metra, duke arritur kohën prej 41.13 sekonda, por ajo ka kohë edhe më të shpejtë në këtë disiplinë.
“Jam shumë e lumtur. Tash dua të lë shenjën edhe në 50 metra stil të lirë” ka thënë Tareq.
Ajo ka filluar të merret me not prej moshës katër vjeçare, kurse në gara ka filluar të marrë pjesë si pesë vjeçare, transmeton Klan Kosova.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.