Atletja më e re e ekipit olimpik të Kosovës, notarja Eda Zeqiri, ka folur pas paraqitjes së saj të parë në Lojërat Olimpik.
Edhe pse 16-vjeçarja doli e para në garën 400 metra me kohën 4:38.02, nuk ishte e mjaftueshme për tu kualifikuar në finale.
Megjithatë, Zeqiri ka folur në një interviste për Komitetin Olimpik të Kosovës pas paraqitjes së saj të parë, njofton Klankosova.tv.
“Jam shumë e kënaqur me paraqitjen time duke e pasur parasysh disa lëndime të lehta që i kam pas nga fillimi i vitit që zgjaten edhe disa dita para se të arritja në Tokio e cila ka ndikuar edhe në stërvitje, por megjithatë jam shumë e kënaqur me paraqitjen”.
Mirëpo vetëm fakti që notarja ka marr pjesë në Lojërat Olimpike të këtij viti që mbahen në Tokio të Japonisë e që për atë është e para për të është ndenja më e mirë e jetës.
“Ka qenë ndenja më e mirë e jetës sime ka qenë qëllimi i im kryesor që nga fillimi i karrierës sime dhe është ndenje e mirë që e gjithë puna është shpërblyer në fund”, ka thënë Eda Zeqiri.
Jashtë skuadrës së xhudos, notarët Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli po ashtu edhe shenjëtari Drilon Ibrahimi është paraqitja e tyre e parë në ndonjë olimpiadë.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.