Një rast i frikshëm ka ndodhur në Kampionatin Botëror të notit, që po mbahet në Hungari.
Notarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Anita Alvarez, derisa ishte duke notuar, i humbi ndjenjat dhe për pak momente qëndroi në fundin e pishinës.
Fatmirësisht ndërhyri shpejt trajnerja e notares e më pas reagoi edhe ekipi mjekësor, duke stabilizuar situatën shëndetësore të sportistes amerikane.
Alvarez tashmë është mirë.
Sipas raportimit të medieve, arsyeja e humbjes së ndjenjave ishte stresi i madh në bashkëpunim edhe me nxehtësinë e lartë në ambientin ku garohej.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.